Yuri Kim: Marrëveshja është pranë. Merita të veçanta për qeverinë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, pas 9 orë të tjera negociatash për Reformën Zgjedhore, deklaroi para mediave se është bërë progres i jashtëzakonshëm, duke i dhënë “merita të veçanta” partisë në pushtet.“Sot jemi takuar për 9 orë të tjera dhe kemi bërë progres të jashtëzakonshëm. Në një negociatë kaq të rëndësishme, çdo palë duhet të japë.

 

Çdo palë ka bërë lëshime por më duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Partia në pushtet ka avantazhet e veta dhe duhet të jepte më shumë. Ajo bëri pikërisht këtë gjë prandaj dhe e përgëzoj.Kemi një marrëveshje shumë të mirë. Është një marrëveshje që do ta vendosë vendin drejt anëtarësimit në BE”, tha Kim.

 

Më tej, kryediplomatja amerikane pati një thirrje për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha:“Ka ardhur koha për mikun tim Luli Basha që të balancojë të gjithë faktorët dhe të thotë PO për popullin shqiptar dhe të thotë PO për Shqipërinë në Evropë. Topi është në fushën e tij dhe e ardhmja është në duart e tij”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...