Një ditë më parë ndërsa bëheshin ecejakje nga rezidenca e ambasadores Yuri Kim nëpër selitë apo zyrat e shefave të anëtarëve të Këshillit Politik, ra në sy kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila ju bashkua takimit të Lulzim Bashës me Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin në selinë blu.
Fax News filmoi mbërritjen e Kryemadhit në selinë e PD-së, ndërsa kërkoi të mos filmohej, e cila që kur zbriti nga makina u pa krahu i saj i fashuar dhe që ecte duke çaluar.
Lidhur me këtë, Faxweb.al u interesua tek burimet pranë Kryemadhit, për shkaqet e kësaj shfaqjeje të saj pasi ngriti jo pak pyetje duke qenë se rreth 2 javë më parë është përfshirë edhe në një përplasje me efektivët e Policisë tek Teatrit Kombëtar.
Burime bëjnë me dije se Kryemadhit i ka ndodhur një incident në banesën e saj teksa merrej me punët e shtëpisë, pasi i ka ikur këmba dhe ka rëshkitur e për pasojë ka dëmtuar kaviljen si dhe ka dëmtuar pak dorën e majtë.
Teksa ky detaj është komentuar gjerësisht, përfshirë edhe mediat, fatmirësisht Kryemadhi nuk ka ndonjë problem serioz apo shqetësues me shëndetin.