Pedagogia Iris Luarasi propozon që që në Shqipëri të bëhet publike një listë e të gjithë pedofilëve që njerëzit të dinë kush janë dhe ku jetojnë.
Në një intervistë për Abc News, Luarasi tha “Ajo që duhet bërë menjëherë është bërja publike e një liste pedòfilësh. Pra çfarë faji ke ti që ai komshiu ngjitur është pedòfil me shoqëron fëmijët e tu kur kthehen nga shkolla.
Çfarë sigurie kemi që nëse nuk ndodh regjistrimi i këtyre njerëzve. Se është dhe kjo pjesa e zgjimit qytetar. Nëse banorët e lagjes time që e dinë që aty është një pedòfil, reagimi do jetë shumë i madh se ata do telefonojnë…”
Më tej, pedagogia tha se do të shihen të gjitha hapësirat ligjore për të propozuar këtë ndryshim në ligj. “Do shohim cilat janë hapësirat ligjore për ta propozuar këtë ndryshim”, tha ajo.