A do të ketë një rikthim të tij tek “Portokallia”? Agron Llakaj reagon për herë të parë

Lajmi se Agron Llakaj do të rikthehet në Portokalli, pas një ftese që i është bërë nga drejtuesit e Top Channel po bën xhiron e rrjetit këto ditë.

Rikthimi i Llakajt pas 8 vitesh në spektkalin ku karriera e tij pati kulmin, zgjoi kërshërinë e publikut, por që duket ky lajm nuk është aspak i vëretë.

Nëpërmjet një prononcimi për “RevistaWho”, aktori dhe producenti ka treguar se “Portokalli” është vendosur përjetësisht në ‘kornizë’, dhe nuk e ka menduar asnjëherë kthimin në atë spektakël, që me dashamirësi Llakaj e quan academia e parë e humorit shqiptar.

“Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se “Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’!”…,nuk është aspak e vërtet. “Portokallia” është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht… Mirënjohjen për “Top Channel” e kam te gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj rrace njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qameti!

“Portokallisë” i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj. “Portokallia” është e “Top Channel” dhe nuk identifikohet me askënd”- është shprehur Agron Llakaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...