Avokati Spartak Ngjela shprehet se klasa politike në vendin nuk e do ndryshimin, pasi janë mësuar me manipulimin e votës.
“Ndërprerja e mbledhjes tregon se përfaqësuesit e Këshillit Politik nuk kanë tagër dhe ky i Ramës nuk është çudi që nuk ka tagër. Atje pinë kafe, mos kujto se nxjerrin ide. Nuk mund të jesh njeri i lirë nëse ke shkel ligjin në politikë, je skllav, këtë nuk dinë këto por materialet i kanë ato. Duhet të jesh në rregull me ligjin që të mos kapesh.
Problemi është se je kapur nga qendra e politikës botërore. Të dy palët do të manipulojnë zgjedhjet, ODIHR do depolitizim, por këto nuk heqin dorë se vjedhin. Me njëri tjetrin këto janë unison, dhe me kushtet që vë Saliu do të mbysë politikën amerikane, por vjen një moment që ajo të vë pikat mbi i. Këto ndërrojnë rolet por të dy vjedhin.
Tashmë jemi në garë kush të manipulojë më shumë dhe nuk pranojnë asnjë tjetër që të ndërhyjë. Duan të ndërpresin monopulin e të dyja që të manipulojnë votat. Ne nuk i kemi votë të lirë. Hajdari kërkon sistem me lista të hapura dhe asnjë nga këto kryetarë nuk dalin, nuk marrin gjë me lista të hapura”, është shprehur ai.