Hiqej si polic rrugëve, 26-vjeçari bën gafën dhe i kërkon të hapë krahun oficerit, por shikoni cfarë i ndodhë

549

Policia në periferitë e Nju Njorkut ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili po shtirej sikur ishte polic.

Valiery Portlock, u kap pasi, për fatin e tij të keq, i qëlloi të luante policësh me një oficer të vërtetë policie dhe kolegun e tij.

Sipas raportimeve, oficeri i policisë ndodhej në një makinë civile ndërsa Portlock i dha sinjalin që të hapte krahun.

Në momentin që 26-vjeçari iu afrua makinës, dy oficerët e vërtetë të policisë dolën jashtë dhe u identifikuan.

Pikërisht në këtë moment, Valiery i hipi makinës dhe ia mbathi nga ‘vendi i ngjarjes’. Gjithsesi, policët arritën që ta kapnin më vonë policin fallso pa bërë shumë rrëmujë.

Valiery Portlock e kishte rregulluar automjetin e tij që të dukej si makinë policie ndërsa brenda ju gjet edhe një armë.

Lexo edhe:   ''Dua t'i lë flokët e mi kujtim, vetëm kaq më ka mbetur" historia e 22-vjeçares që zbuloi se kishte kancer 2 javë pas lindjes