Duket se ka lajme te mira nga moti …

130

Meteorologu Akil Osmani ka qenë në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” ku ka folur për motin gjatë muajit maj dhe si do jenë temperaturat gjatë verës.

- PUBLICITET -

“Muaji maj ka filluar me ndryshime të dukshme si në vlerat termike, po ashtu ka patur edhe prezencë të reshjeve të shiut. Në fakt muaji maj pritet që të jetë i tillë edhe në vazhdim duke bërë që herë pas here të kemi ditë me reshje shiu dhe vranësira që do jenë me episode të shkurtra.

Kjo javë do jetë me mot të kthjellët duke bërë që temperaturat të kenë një rritje graduale nga mezi i javës dhe vranësirat do jenë të pakta në territor.

Në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit presim të kemi reshje me sasi më të pakët. Në vitin e kaluar muaji maj ka patur dyfishin e sasisë së reshjeve ndërsa këtë muaj presim që të plotësohet kuota mujore në zonat veriore.

Do kemi një përmirësim të kushteve termike, ku në fundjavë në zonat malore do arrijnë temperaturat deri në 24 gradë celcius, në zonat bregdetare vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 28 gradë, ndërsa maksimumet në rang territori do të shënohen në zonat e ultësirës perëndimore duke bërë që ato të shkojnë deri në 30 gradë celcius”. – ka thënë ai.

- PUBLICITET -