Nisi procesi për punë sezonale në Itali, ja sa Shqiptarë mund të përfitojnë punë bashkë me leje qëndrimi

Dje ne Itali nis procesi i pajisjes me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët klandestinë, duke u nisur nga nje propozim i ministres së Bujqësisë Teresa Bellanova.

Pak ditë më parë Italia ka aprovuar ligjin për të punësuar me kontratë të rregullt pune mijëra emigrantë il egalë në disa sektorë të ekonomisë që kanë nevojë urgjente për krah pune.

Keshtu prej 1 qershorit e deri më 15 korrik 2020, janë rreth 600 mijë emigrantë të parregullt në territorin italian që u jepet e drejta të paraqesin kërkesën për të marrë leje qëndrimi dhe për këtë duhet të prezantojë një kontratë pune nga një punëdhënës qe duhet t`i paguaj shtetit një kontribut prej 400 euro.

Gjithashtu mund të kërkojnë leje të rregullt qëndrimi dhe ata emigrantë me një leje të skaduar duke iu dhënë mundësinë për t’u punësuar.

Por janë përjashtuar nga ky proces të gjitha ata emigrantë të cilët kanë marrë një urdhr dëbimi nga autoritetet italiane, apo qe janë të dën uar.

Ndër 500 mijë emigrantë il egalë që kanë të drejtë të përfitojnë nga ky proces, ka edhe shumë emigrantë shqiptarë dhe disa prej tyre janë punëtorë sezonalë që çdo vit mbërrijnë nga Shqipëria për t’u punësuar gjatë këtij sezoni vere në Itali.

Sipas Ministrisë Italiane të Punës, për vitin 2019 ndër 44 mijë kërkesa për punësim sezonal janë pranuar vetem 18 mijë, dhe nder to 5 mijë vinin nga Shqipëria.

Punëtorët sezonalë shqiptarë mendohet te jene serish rreth 5 mijë që do të kenë mundësi punësimin për 2020 në Itali, me se shumti thuhet se do jene në rajonin e Kampanjës, do t’iu luteshim te na ndihmonit te mirmbajme faqen vetem duke shtypur(mbi foton ose mbi videon) qe ndodhet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin SHQIPE.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...