Noizy tregon gjënë më të vështirë që u desh të përballonte kur shkoj në Londër

Noizy është një nga reperët më të njohur dhe më të dashur për publikun shqiptar. Ai ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Reperin jemi mësuar ta shohim me energji, një karakteristikë që e ka pasur që fëmijë. Noizy tregoi se ka qenë i praptë në moshë të vogël.

Mirëpo një nga gjërat më të vështira me të cilat i është dashur të përballet ka qenë shpërngulja për në Britaninë e Madhe. Kjo pasi u nda nga miqtë dhe shokët që kishte në vendlindje.

Madje reperi rrëfeu se do të kishte dashur të mos ishte larguar kurrë nga atdheu.

“Kam qenë me shumë energji. Isha shumë i praptë, nuk lija dy gurë bashkë ,më thotë mami. I dashur non stop. Disa gjëra nuk ndryshojnë gjatë jetës. Do doja ta kisha më pak normale rininë time. Ku them normale do të thotë se do doja të mos e lija vendin tim në ‘97 pasi u shpërngulëm në Londër.

Atje filloi rinia, vazhdimi. U desh të shkëputesha nga shokët këtu dhe kjo është gjëja më prekëse e kësaj “fatkeqësie” që m’u desh të shkëputesha nga shoqëria ime në një gjë të re. Ishte pjesa më e vështirë. Një shtet si Anglia më bëri të bëhesha burrë pak para kohe”, tha Noizy./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...