Horoskopi javor/ Çfarë parashikojnë yjet për javën e parë të Qershorit

Dashi

 

Kujdes nga lëkundjet e humorit. Java e tanishme fillon me paqëndrueshmëri të dashur miq të shenjës së Dashit. Kështu që ju duhet t’i kushtoni vëmëndje të madhe mënyrës sesi veproni me të tjerët. Sidoqoftë kjo përpjeke ju kërkohet shkurtimisht duke pasur parasysh se situata do të kthehet në anën tuaj tërësisht të premten. Hëna e plotë që ndodhet në shenjën e Shigjetarit do t’ju garantoj mbështetje, optimizëm dhe humor të mirë. Fundjava premton të jetë e jashtëzakonshme do të jeni të fortë me një pasion vërtet të jashtëzakonshëm … shfrytëzoni sa më shumë!

 

Demi

Kjo javë varet nga ju të dashur miq të shenjës së Dashit. Mbi të gjitha këtë javë ajo që ju përfaqëson është ‘Rrota e fatit’ një simbol i ndryshimit dhe i mundësive të shkëlqyera. Me Uranin në shenjë dhe me Mërkurin në Gaforre me siguri nuk do të humbisni mundësitë e duhura në kohën e duhur. Ndërsa Jupiteri dhe Plutoni nga Bricjapi do t’ju garantojnë mundësinë e përparimit në karrierë dhe të ardhura relative ekonomike. Gjithashtu Marsi dhe Neptuni nga shenja e Peshqëve do t’ju japin vendosmëri dhe intuitë si në fushën e biznesit ashtu dhe në jetën personale. Në mënyrë të veçantë, ju do të duhet të frenoni instinktet tuaja të mërkurën dhe të enjten.

 

Binjakët

Këtë javë do të shijoni një qiell vërtet të shkëlqyer të dashur miq të shenjës së Binjakëve. Do të dish të shijosh jetën pa obsesione e dëshirën për ta kontrolluar atë.Kështu që bëni mirë ti besoni fatit dhe pse duket sikur sjell zgjidhje që siç duket nuk janë të lindura për ju.

 

Gaforrja

Forca juaj vjen nga Hëna që dhe këtë javë do të jetë dominuese e shenjës suaj dhe do t’ju mbështes shumë fuqishëm veçanërisht të mërkurën dhe të enjten të dashur miq të shenjës së Gaforres, shkruan “Syri.net”. Në këto ditë falë dhe Mërkurit tranzit në shtëpinë tuaj shumë gjëra deri më tani të paqarta do të bëhen më të qarta. Më në fund do të jeni në gjendje të merrni vendimet e duhura. Kjo vlen për dashurinë, si dhe për çështjet e biznesit dhe punës. Gjithçka do të zgjidhet, por për momentin duhet të shfrytëzoni sa më shumë artin e durimit.

 

Luani

A jeni gati të merrni përsipër ngarkesën e energjisë të dashur miq të shenjës së Luanit?! Ditët që do të jenë vërtet të rëndësishëm për ju do të jenë e premte dhe e shtunë. Hëna në të vërtetë do të arrijë shkëlqimin e saj maksimal në një shenjë zjarri si e juaja. Forca që merrni do t’ju shoqëroj gjatë gjjithë ciklit të ardhshëm hënor. Dhe jo vetëm kaq nga kombinimi i kësaj fuqie me fuqinë e Diellit dhe Venusit, nga shenja e Binjakëve, do të jeni në gjendje të ktheni situatat më të ndërlikuara në favorin tuaj.

 

Virgjëresha

Para se të mendoni një dëshirë duhet të mendoheni të paktën dy herë të dashur miq të Virgjreshës, Universi gjithmonë i merr seriozisht kërkesat tona dhe në një mënyrë ose në një tjetër i përmbush ato. Ndonjëherë ndryshimi i gjërave do të thotë të pranosh jo vetëm të mirat por edhe të mirat e një ndryshimi. Pse e themi këtë? Sepse qielli i kësaj jave është qielli i duhur për të shkaktuar ndryshime falë Jupiterit dhe Plutonit në Bricjap, Uranin në shenjën e Dashit dhe Mërkurit në shenjën e Gaforres.

 

Peshorja

Java fillon me emocione të forta të dashur miq të shenjës së Peshores. Në fakt të hënën dhe të martën Hëna do të jetë në shtëpinë tuaj. Rrezja e saj e bardhë do të forcojë energjinë e favorshme të Diellit dhe Venusit nga shenja e Binjakëve. Këshilla e qiellit për ju këtë fundjavë është të minimizoni fjalët pasi Mërkuri i cili ndodhet në shenjënë e Gaforres mund të shkaktojë keqkuptime. Ndërsa përsa i përket fushës së ndjenjave nëse dashuroni dikë duhet t’ja shprehni me gjeste. Ndonjëherë një gjest i vogël mund të thotë më shumë se një mijë fjalë …

 

Akrepi

Forca e Marsit intuita dhe aftësia bindëse e Mërkurit mbështetja e pakështuzuar e Jupiterit, këtë javë të dashur miq të Akrepit mund të mbështeteni në ndikimin pozitiv të këtyre planeteve. Këshillat për ju këtë javë janë: të lini menjëanë mënjanë frikën dhe pasiguritë tuaja dhe ta lini veten të shkojë në atë që fati do t’ju paraqesë. Dashuria dhe erosi do të jenë protagonistët e fundjavës tuaj …

 

Shigjetari

Energji të fuqishme trazojnë qiellin tuaj këtë javë miq të Shigjetarit. Protagonisti absolut i këtyre ditëve do të jetë Hëna që pikërisht këtë fundjavë është e plotë pikërisht në shtëpinë tuaj. Nëse mundeni, bëni sporte në natyrë.

 

Bricjapi

‘Pas vdekjes unë rilind’ për këtë javë të dashur miq të Bricjapit qielli sugjeron moton e Feniksit. Hëna në të vërtetë pasi të arrij shkëlqimin e saj maksimal në shenjën ngjitur me ju Shigjetarin do të kalojë në shtëpinë tuaj dhe të fillojë një cikël të ri. Prandaj të njëjta energji do të kenë pasoja në realitetin tuaj duke ju bërë të fikeni dhe lulëzoni përsëri më shumë se kurrë. Mërkuri në shenjën e Gaforres sigurisht nuk do t’ju ndihmojë ti shihni gjërat qartë. Jupiteri, duke kaluar tek ju do të sigurohet që gjithçka rrjedh në drejtimin e duhur: të keni besim!

 

Ujori

Është koha për zgjedhje, koha takime të reja. Qielli juaj këtë javë do të konsolidojë proceset që kanë filluar javët e kaluara të dashur miq të shenjës së Ujorit.

 

Peshqit

Ka kohë për punë por ka dhe kohë për ti dhënë vetes një pushim të merituar. Kjo është koha e duhur që ju të dashur miq të Peshqve duhet të ndërtoni. Ju reagoni gjithmonë në kundërshtim me natyrën: kur gjithçka zgjohet ju ndjeheni sikur shkoni në gjumë letargjik. Si gjithmonë zgjedhja e duhur është ajo në mes. Për të punuar duhet të punoni por kush tha që nuk mund të merrni kohë edhe për të rivendosur dhe rifituar forcën. Marsi me siguri nuk do t’ju bëjë të keni forcë, ndërsa Mërkuri, në shenja e Gaforres, do të bëjë që idetë e duhura të lulëzojnë në kokat tuaja në kohën e duhur! Sa i përket çështjeve të zemrës, qielli ju këshillon të prisni një moment para se të merrni vendime përfundimtare! Venusi vazhdon të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj në këtë periudhë, por së shpejti gjërat do të ndryshojnë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...