“Falë teje marr frymë”- Morena Taraku nxjerr pamjet duke i larë këmbët babait dhe i dedikon fjalët prekëse: S’më le kurrë të rrëzohem

203

Morena Taraku gjithmonë ka shprehur hapur dashurinë e madhe që ka për babain e saj dhe lidhjen e ngushtë që ka me të.

Këtë këngëtarja e vërtetoi me anë të një video të publikuar në Instagram, ku shihet duke i larë këmbët të atit.

Ajo shkruan se babai i saj është personi që nuk e ka lënë kurrë të rrëzohet pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar dhe se merr ende frymë falë tij.

“S’më ke lënë kurrë të rrëzohem dhe falë teje unë ende marri frymë si njeri pa marrë parasysh grushtat e njerëzve të këqinj nga mbrapa. Mirë më thoje, kur dikush të godet nga mbrapa dije se ti je para tyre. Ti je babi, njeriu, mashkulli që do të doja të gjithë të kishin edukatën tënde,”– shkroi Morena.

Duke shprehur mallin që ka për babain, këngëtarja shtoi: “Ti meriton çdo gjë në këtë botë sepse je njeriu që më fali dashurinë më të sinqertë dhe më mësove njerëzinë e kësaj bote. Të dua dhe më ka marrë malli për ty.”

Në fillim të muajit prill, babai i Morenës u shtrua në spital dhe këngëtarja shkoi të kujdeset për të.

Në atë kohë ndau me ndjekësit imazhe prekëse ndërsa kujdesej për babain dhe e ushqente, duke treguar këshillën që ai i dha.

“Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjek këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë,”- shkroi ajo.