“Rama fundjavë turistike në Paris me “Air Albania” si charter personal”, PD: Po e trajton shtetin si pashallëk

Sipas Partisë Demokratike, teksa vendi ndodhet në krizë të thellë, kryeministri Edi Rama ka preferuar ta kalojë fundjavën në Paris që sipas saj ka shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi.

“Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?”, shkruan në rrjetet sociale sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Ai vijon më tej duke thënë shumë shqiptar priesin të riatdhesohen, ndërsa kreu i qeverisë vijon ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë.

Reagimi i plotë: Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi.

Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale? Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?

Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale. Si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë?

RAMAVIRUSI që ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, që ka varfëruar dhe lënë të papunë shumicën e tyre, shpërdoron fondet publike për interesa personale. Shqipëria nuk është pashalleku i Edit të Surrelit. Mosha dhe zullumet e kanë plakur autokratin në ikje, që po braktiset çdo ditë nga qytetarët e ndershëm shqiptarë.

TE TJERA

spot_img