“Dua t’i lutem Zotit për mua…”, poezia prekëse e futbollistit të Skënderbeut që ndërroi jetë

169

Ndarja nga jeta e 18 vjeçarit Dorian Tahirllari, pjesë e ekipit të të rinjëve të Skënderbeut ka tronditur gjithë Shqipërinë.

18-vjeçari u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë. Ai vuante nga turmori malinj. Ndonëse luftoi për mposhtuar, rezlizoi 5 operacione futbollisti i ri nuk mundi ta fitojë këtë betejë.

Së fundmi është publikuar një poezi e tij të cilën e ka shkruar ndërkohë që ishte diagnostikuar me këtë semundje.
Në këtë poezi ai ka shkruar të gjitha përjetimet, lutjet e nënës së tij që ai të shërohet, dhe dëshira për të reazlizuar ëndrrat e tij.

Poezia e Dorian Tahirllarit:

Një ditë ku asgjë nuk ishte si ditët e tjera,
një ditë ku nuk kishte asgjë brenda saj.
Një ditë që të shurdhonte nga vetmia.
Një ditë ku mërzia dukej e zakonshme.
Një ditë ku dukej sikur dhimbja ishte miku im.
Një ditë ku lulet janë ujitur nga lotët e mi,
ku nëna lutej për shërimin e këtij djali.
Një ditë ku kujtova gjithçka…

Fëmijërinë time,fushën e gjelbërt,shokët e mi…
Një ditë ku lotoja dhe vuaja për ëndërrat,qëllimet dhe motivet e mia…
Kujtoja ditën kur lutesha për to e sot ato luten për mua…

Një ditë ku lutja është tek Zoti…
Dua t’i lutem atij për ëndërrat e mia.
Dua t’i lutem për mua…
Ishte një ditë që më kujtoi gjithë ato ditë…