20 vite më parë, koha kur Kryemadhi solli në jetë djalin e kryeministrit Meta, ambiciet për profesionin e të birit: Mund të bëhet kryetar i qeverisë ose president

312

20 vite më parë, kryeministrit i Shqipëri, Ilir Meta u bë me djalë, Besarin. Lajmi u pasqyrua nga të gjitha mediat e vendit, të cilat e shoqëruan rastin me një urim.

 

Në pamjet e xhiruara më 29 Prill 2000, dëgjohet edhe bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, e cila pikaste tiparet e para të të birit me kreun e qeverisë. “Shihe si e ka mjekrën si Iliri…Edhe buzët”, thotë ajo.

 

Më pas, Kryemadhi ka dhënë edhe një intervistë, ku edhe ka rrëfyer edhe momentet e para si nënë. Gjithashtu ajo ka bërë edhe një parashikim për karrierën e djalit, duke mos e fshehur ambicien për ta bërë djalin kryeministër apo pse jo edhe president.