‘Të largojmë Edi Ramën, por edhe po nuk iku…’, Basha tregon synimin madhor për reformën zgjedhore

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të radhës.

Ky është edhe kushti që opozita jashtëparlamentare mundohet të shtyjë mazhorancën ta pranojë në tryezën e Këshillit Politik, që pak më parë ka përfunduar mbledhjen gati 4 orë të gjatë.

Megjithatë, në emisionin “Opinion” Basha tha se, edhe nëse Rama nuk largohet për t’i hapur rrugë qeverisë tranzitore, opozita do të formojë një koalicion të madh për t’u përballur me të, duke mos u larguar nga zgjedhjet.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Reforma zgjedhore mund ta zgjidhë problemin vetëm nëse kreu i qeverisë nuk është më ai që shkatërroi zgjedhjet në Shqipëri. Nëser ndodh kjo kemi një garanci që rregullat e shkruara edhe mund të garantohen. Nëse nuk ndodh, reforma zgjedhore nuk prodhon dot rezultatin e kërkuar nga qytetarët. Është një nga pikat e BE që ne po tregojmë vullnetin tonë të zbatohet. Çështja nuk qëndron te rregullat por te zbatimi i tyre.

Nëse nuk ka qeveri pa Edi Ramën, të tjerat janë 5 me hiç, por ne do të jemi aty. Pa diskutim nuk ka grup kriminal, nuk ka alibi që e shpëtojnë Edi Ramën dhe bandën e tij nga largimi

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...