‘Nëna e Skënderbeut me origjinë serbe’/ His toriani reagon pas deklaratës së bujshme: Shp ifje shumë e poshtër

Historiani dhe ish-ministri Paskal Milo ka reaguar në një interviste sesi qendra e vërteta e deklaratave të tij në lidhje me origjinën e nënës së Skënderbeut.

Milo shpjegon se ajo që tregon video që tashmë është bërë virale në rrjet, është një shpifje shumë e poshtër e organizuar nga qarqe ekstremiste islamike, që financojnë shumë portale të tilla në Shqipëri, për të goditur figurën e Skënderbeut. Milo shton se mbështet deri në fund tezat, të cilave ju referohet, por jo fjalëve të shkëputura nga konteksti, pasi kështu fjalët e tij po shfrytëzohen.

Ju keni thënë se video që është bërë virale, ku ju deklaroni se nëna e Skënderbeut është më origjinë sllave është një shpifje e montuar dhe manipuluar, përse?

Është një shpifje shumë e poshtër e organizuar nga qarqe ekstremiste islamike, që financojnë shumë portale të tilla në Shqipëri, për të goditur figurën e Skënderbeut. Nuk është hera e parë që e bëjnë këto qarqe. Por duke keqpërdorur dhe manipuluar tezat dhe qëndrimet e mia shumë të njohura në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, dy vite më parë.

Pyetja që shtrohet është, pse u kujtuan tani këto portale me influenca të qarta islamike ektreme, të ribotojnë dhe manipulojnë pas dy vitesh këto deklarata të miat?

Bën shumë përshypje dhe është qëllimisht e organizuar dhe unë jam në dieni të këtyre përpjekeve që bëhen nga individë të caktuar të paguar. Synimi nuk jam unë, por është goditja e figurës së Skënderbeut. Goditja realizohet përmes shpifjeve në adresën time.

Nëqoftëse doni të dini pikpamjet e mia, i sugjeroj të gjithëve të lëxojnë se çfarë kam thënë unë në referatin e mbajtur në vitin 2018 në Konferencën Kombëtare për Skënderbeun të mbajtur në Tiranë dhe në disa konferenca të tjera. Materiale këto të botuara edhe në gazeta. Aty janë të qarta dhe jo të manipuluara. Nuk ka fraza të shkëputura nga konteksti si është bërë në atë video të publikuar.

Është një tentativë e ndyrë e qarqeve të influencuar nga radikalistë ekstremistë, që vazhdimisht kanë goditur figurën e Skëndërbeut me qëllime anti- kombëtare dhe anti-shqiptare.

Ku qëndron goditja, se që nëna e tij është me origjinë sllave është thënë nga ju..ç’ka do të thotë që mbështesni këtë tezë…

Në monetin që frazat merren të shkëputura nga një bisedë që ka zgjatur dy orë edhe montohen, nuk del absolutisht qëndirimi edhe mendimi im. Sepse nuk jam unë që e kam thënë që nëna e Skëndërbeut është me origjinë serbe, po janë me dhjetëra dhe qindra historianë. Nuk e them unë që Skendërbeu ka lindur nga një familje ortodoske, por janë shumë të tjerë dhe dokumeta historike që e thonë këtë.

Nuk e kam shpikur unë, unë u referohem historianëve dhe dokumentave të tjera. Ky montim është bërë qëllimisht edhe nuk e thonë që unë këto deklarata i kam bërë para dy vitesh, duan të japin përshtypjen që unë këto deklarata i kam bërë këto ditë.

Ka pasur komete dhe akuza kundër jush në rrjet…

Pse nuk del një historian ta kundërshtojë, por del vajza e Koço Kokëdhimës, çfarë përfaqëson ajo? Ajo është tralala zura një galë.

Çfarë arrijnë këto ekstremistë duke goditur Skënderbeun?

Në Shqipëri ka një numër presionesh që vijnë nga qarqet ekstremiste islamike.

Në këtë rast duke goditur figurën e Skëndërbeut që ndali pushtimin osman, që iu bë barrikadë pushtimit të Evropës nga osmanët dhe që Skëndërbeun e kanë akuzuar si tradhëtarë të osmanëve dhe si tradhëtarë të islmalit, duke e nxjerrë Skëndërbeut si një nga udhëheqësit e botës së krishtere, evropiane të asaj kohe, argumetojnë tezat e tyre që Skëndërbeu është tradhëtar. Pra godasin figurën e Skëndërbeut duke përdorur tezat e mia. Shumë dinake!

Si influencon kjo sot?

Ju e këni të qartë që në politikën e gjeo-Ballkanit, Shqipëria, Kosova dhe shqipëtarët, ata i mendojnë si baza mbështetëse për penetrim të mëtejshëm të islamizmit ekstem në Ballkan. Spese mbështeten në faktin që shumica e shqipatërëve janë të fesë muslimane dhe duke bërë këto gjera ata duan të penetrojnë thellë e më thellë në shoqërinë shqiptare. Sidomos tani ku në Ballkanin Perëndimor kryqëzohen influenca dhe presione të ndryshme dhe ku presionet e qarqeve islamike janë të pranishme. Pjesë dhe instrumet i kësaj fushate për ta penguar këtë rajon për tú bashkaur me Evropën./ Tirananews

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...