“Java e fundit e kufizimeve…”, në komunikim Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Rama ka bërë atë që e ka quajtur “komunikimi i fundit për armikun e padukshëm”.

 

Ai ka njoftuar se është java e fundit e kufizimeve, duke shtuar se do të mbahen në fuqi kufizimet për aktivitetet sportive- kulturore, transporti publik, funeralet dhe dasmat me shumë njerëz dhe plazhin për pak ditë. Ai ka folur edhe për mundësinë e rikthimit, nëse nuk do të ketë kujdes. Sipas Ramës, me ardhjen e të ftohtit në vjeshtë mund të vijë vala e dytë e infeksionit, por nënvizon se qeveria po merr masa për ta përballuar.

 

Rama: Shani e fyeni sa të doni por rrezikun e infeksionit mos e përqeshni sepse është real. Lus Zotit të mos turpërohemi pasi përballuam më të keqen dhe larg qoftë të mos mbyllemi sërish.

 

Jam shumë merak dhe po ua përsëris se kjo fazë është shumë delikate sepse virusi nuk ka ikur dhe as nuk është mundur përfundimisht. Bashkarisht ia kemi dalë pasi gjërat mund të shkonin për dreq nëse qeveria nuk do të ishte në lartësinë e detyrës. Njëkohësisht përtej fjalëve të kota, dokrrave të panumërta nuk u kthyen në thyerje masive të masave. Kjo është java e fundit e kufizimeve, ku aktivitetet kulturore dhe dasmat dhe funeralet ende nuk do të zhvillohen.

 

Transporti publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak dhe plazhi publik do të ketë korniza sigurie. Sjellja individuale e secilit nuk duhet të jetë si më parë. Vala e re mund të vijë me të ftohtin dhe në ardhtë do ta përballojmë patjetër. Ne po përgatitemi. Struktura e re spitalore në autostradën Tiranë-Durrës po përgatitet me të gjitha mjetet mbrojtëse.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...