U martua me vajzën 50 vite më të re, kryeimamit i ndodh ajo që nuk pritej

281

Kryeimami i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepin në Maqedoninë e Veriu është shkarkuar nga detyra, pas skandaleve të ditëve të fundit.

Mësohet se Bashkësisa Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme ku është vendosur dhe shkarkimi nga detyra i Sulejman Rexhepit.

Për ushtrues detyre deri në zgjedhjet e ardhshme është zgjedhur myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu.

Kujtojmë që pak ditë më parë Sulejman Rexhepi është martuar me një grua e cila është 50 vite më e re se ai. Mediat vendase gjithashtu shkruajnë se me 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, pa asnjë arsyetim.