Top Channel i përvishet keq Agron Llakajt: Humori yt, një jashtëqitje e një truri të lodhur

263

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj reagoi ash per në lidhje me programin e ri të Top Channel, “Aventurierët”, që flet per një grup të rinjsh që bëhen pjesë e sfi dave të ndryshme! Llakaj e quajti de.gjenerim dhe shthurje këtë format, ndërsa i bëri thirrje AMA-s që të ndërhyjë!

 

Por përmes një reagimi në Instagram, vetë autorët e programit kanë reaguar ndaj deklaratës së Llakajt.

 

Në postim shkruhet se Llakaj, akoma e vajton dashurinë platonike me Top Channel dhe reagimi i tij do ketë ardhur pas rë nies së audiencës.

 

“Ja si e vlerëson ‘Aventurierët’ mjeshtri i madh i humorit, Agron Llakaj, i cili akoma vaj ton dashurinë e tij platonik me Top Channel. Fakti që je ulur e ke shkruar gjithë këtë ligjëratë z.Llakaj do të thotë se paske ndje ë rënien e audiencës në mëhallën tënde. Të ishte shprehur kështu një akademik i rritur mes librash, deri diku do ta kuptonim duke konsideruar shijen e tij të hollë e klasike dhe papajtueshmërinë me të folurit lirshëm e në zhargon”.

 

Më tej thuhet se ka qenë aktori Agron Llakaj që i ka mësuar të rinjtë e sotëm të kenë një fjalor b anal.