‘Po deshe mbaji në gojë…’/ Nxori lëpirëset në Kuvend, ndëshkohet Ralf Gjoni

162

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare deputetin e opozitës jashtëparlamentare, Ralf Gjoni. Vendimi është marrë pasi në seancën e shkuar plenare ku i fundit çoi në foltoren e Kuvendit disa lëpirëse, duke shkaktuar debat me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

 

Sipas Gjonit, ato ishin një shenjë simbolike, pasi ai i krahasoi me deputetët e PS-së, të cilët sipas tij duan vetëm lëpirëse.

 

REPLIKAT NE KUVEND:

Ralf Gjoni: Cdo komb krenohet me historinë e tij. Edhe Kopenhagu mbrojti portin e Peshkatarëve të vjetër. I kanë mbajtur, i kanë ruajtur megjithëse janë si kolibe po t’i shohësh nga jashtë. Cfarë lloj speciesh jeni mor? A ka ndonjë socialist që lidhet me Tiranën? Lëpirësa lolipopi, juve meritoni vetëm lolipop.

 

Ruçi: Zoti deputet, ju tërheq vëmendjen për etikën parlamentare. Nuk të kërkova se ç’fut nëpër xhepa. Në daç mbaji në xhep në daç mbaji në gojë. Unë flas për ato që nxjerr ti nga goja, jo për ato që ti fut në gojë.