‘Habit’ avokat Ngjela: Me shembjen e teatrit s’u shkel asnjë ligj

164

Avokati Spartak Ngjela ka folur sot për debatin e hapur pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për “Real Story”, Ngjela u shpreh se me shembjen e godinës së teatrit nuk është shkelur asnjë ligj.

- PUBLICITET -

 

Po ashtu ai tha se ndërtesat nuk kishin asnjë vlerë, pasi nuk ishte pjesë e monumenteve të kulturës.

 

“Teatri Kombëtar duhet të mbahej si muze. Aty është bërë gjyqi special ku u dënua elita e Shqipërisë. Ca ligj u shkel se u prish teatri?! Ai nuk ishte monument kulture. Në Durrës u bë teatër modern dhe në disa qytete po ashtu”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Ngjelës.

- PUBLICITET -