Pse është Elvana Gjata shoqja më e mirë? Besa Kokëdhima zbulon sekretin e miqësisë së gjatë

142

Janë të rralla rastet kur Besa dhe Elvana i dedikojnë njëra-tjetrës mesazhe në rrjetet sociale, por në rastet kur e bëjnë këtë, lajmi bëhet viral menjëherë. Një miqësi prej një dekade tashmë ka, natyrisht, pika shumë të forta mbi të cilat mbështetet. Besa dhe Elvana nuk preferojnë që t’i ndajnë publikisht gjërat që i bashkojnë, por njëra-tjetrën e vlerësojnë shumë më shumë jashtë profesionit.

 

Sonte, në Piter Pan, Besa nuk shpëtoi as nga pyetja për Elvana Gjatën. Deoni, pasi rimori frenat e programit, nuk hezitoi ta pyeste Besën “Pse është Elvana Gjata shoqja jote më e mirë?”

 

“Elvana është shoqja ime më e mirë, është këngëtare e jashtëzakonshme, por nuk është shoqja ime vetëm për këtë. Shoqëria jonë daton herët, që nga viti 2010. Ajo është besnike, e çiltër, e dashur, ka sens humori, ka kualitete të jashtëzakonshme… “ – tha Besa për Elvanën.

 

Dy mikeshat ndajnë kohë me njëra-tjetrën, por nuk i ndajnë momentet e tyre me publikun. Gjithmonë gjërat e bukura dhe personale kanë dashur dhe zgjedhur t’i mbajnë më afër vetes, larg syve kureshtarë.