Valbona Selimllari sot ka ditelindjen, merr surprizën e papritur

207

Valbona Selimllari është një nga femrat më të bukura shqiptare,e cila me pjesëmarrjen e saj në emisione të ndryshme është kthyer në një personazh shumë të dashur për të gjithë shqiptarët. Ditën e sotme ish missi i parë shqiptar feston ditëlindjen e saj.

Ajo është surpizuar që në mëngjes nga një dhuratë shumë speciale që i ka ardhur në derën e shtëpisë. Valbona ka marr një buqetë të madhe me lule që i është dërguar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka.

E lumturuar nga gjesti i mikeshës së saj, Valbona e emocionuar ka thënë dy fjalë për të: “Qe ne mengjes troket dera, e ashtu si pergjumesh cohem ta hap dhe perpara meje ish kjo buqet e mrekullueshme dhe pas saj nje engjell qe me ka mbrojtur qe diten qe eshte futur ne jeten time .

Faleminderit Vera Grabocka per dashurine dhe kujdesin qe me fal cdo dite te jetes time, ndjehem me shume fat qe je pjes e saj. Te dua shume shume,”-përfundon Valbona në rrjete sociale.