“Ushtarja ime e patrembur, që s’më lejove të rrëzohesha kurrë”, bashkëshorti i Angela Martinit thur fjalët më të ndjera për modelen shqiptare, urimi i veçantë për ditëlindjen: Qave në krahët e mi…

Dragos Savulescu, bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, e ka uruar këtë të fundit për ditëlindjen e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, biznesmeni që ishte vënë edhe nënakuzë për evasion fiscal e aquan modelen shqiptare mbretëreshën e tij, dhe e uron me fjalët më të ndjera teksa shton se Angela për të është “gangsterja, luftëtarja dhe ushtarja e tij e patrembur” që e ndihmoi të ngrihej e pas shumë problemeve.

“Gëzuar ditëlindjen mbretëreshës ilire shqiptare, e cila quhet: Gruaja ime! Në vitin e fundit pashë një ndershmëri dhe forcë tek ty që nuk e kam parë në 1000 burra bashkë. Pashë besën e vërtetë. Ti më provove mua dhe të gjithëve që dashuria jote është e jashtëzakonshme dhe besnikëria jote është e pafund.

Ti më ndihmove mua të luftoj dhe fitoj kundrejt një sistemi të tërë të padrejtë. Kur të gjithë donin të më shihnin poshtë, ti më ngrite lart dhe nuk më lejove që të rrëzohesha kurrë. Unë vetë jam një lëvizje, por kur bëhemi bashkë krijojmë një forcë. Ti je gangsterja ime e patrembur, ushtarja dhe luftëtarja ime.

Unë e dashuroj mënyrën se si mendja jote ëndërrimtare dhe magjike punon dhe jep jetë. E dashuroj se si mëngjesin e sotëm qave në krahët e mi sepse ti akoma nuk e kishe gjetur Gralin e Shenjtë. Kush mendon kështu? Vetëm ti. Të dua me gjithë zemrën time dhe jam i lumtur dhe mirënjohës që të quaj ty gruan time,”– shkruan biznesmeni krah fotos së modeles shqiptari.

TE TJERA