Rama: Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja/ Shqiptari ‘ia plas fytyrës’: Po i dëgjoi të piu…

Edhe pse u ndaloi besimtarëve faljen për Bajram kryeministri Edi Rama nuk ka hequr dorë nga cinizimi i tij.

Rama ka publikuar një foto, ku shikohen besimtarë duke u falur. Krahas fotos ka shkruar:

Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje që sot feston dhe vetë Shqipërisë së lutjes së sinqertë, punës së palodhur, dashurisë e paqes mes shqiptarëve. Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët!

Mirëpo në këtë postim të Ramës ka komentuar një shqiptar. Shqiptari i ka bërë një koment epik Ramës.

Shqiptari i ka shkruar se nëse lutjet e shqiptarëve do të dëgjoheshin, Ramën do e kishte pirë e zeza.

Komenti i plotë:

Po t’i dëgjojë Zoti lutjet e shqiptarëve të piu e zeza ty.

Kujtojmë këtu se edhe pse kryeministri Rama urdhëroi izolim të plotë për të dielën, shqiptarët nuk i janë bindur vendimit.

Të shumtë ata kanë dalë dhe kanë bërë faljen e madhe të namazit me rastin e mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit, ditë që përkon edhe me festimin e Bajramit.

Në disa xhami në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Kukës dhe Shkodër është faluar namazi i Fiter Bajramit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...