Rama flet për kufizimet e orarit për zonat e tjera të kuqe: Kjo do të jetë java e fundit, por…

137

Rama flet për kufizimet e orarit për zonat e tjera të kuqe: Kjo do të jetë java e fundit, por…

Gjithashtu Rama është shprehur se deri në fund të muajit do të jetë gati strategjia e re për transportin publik, ndërsa linjat e transportit do të fillojnë të hapen një e nga një.

“Kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve dhe orareve në Tiranë dhe zonat e tjera të kuqe, por fundjava pa makina do të mbetet edhe për dy të shtuna.

Deri në fund të muajit ne do të kemi strategjinë e re për transportin publik, dhe do t’i hapim një e nga një linjat e transportit duke patur edhe si garant shtetin për kontrollimin e masave”, tha Rama.