Përlotet Zef Deda: Artistët janë fryma e një populli, kam punuar me shpirt

Aktori shumë i dashur për publikun, Zef Deda ka mbështetur protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe ka marrë fjalën gjatë tubimit paqësor të organizuar sot në Shkodër.

 

Me emocion dhe i përlotur, Deda është shprehur se teatri u shemb në mënyrë vandale. Aktori puthi godinën e teatrit Migjeni duke treguar se kultura dhe arti janë shpirti i kombit.

 

“Të nderuar motra dhe vëllezër shkodranë, artistë, nuk ka forcë në botë që mund ta luajë themelin e saj. Ata luajtën në mënyrën më vandale, më tradhtare sepse po të ishim ne, ju, artistë shkodranë që bëmë revolucionin në fillim, po të ishte trimi i fortë prej Gjirokastre, po të ishte vlonjati, korçari aty gjithë natën, nuk guxonin këta nën syzet e diellit natën të një oficeri ushtrie i zgjedhur aty apostafat për të mbrojtur të majtën, super komunista, të paedukatë.

 

Ajo mafie me të gjitha në strukturën e saj më e tmerrshme e shkatërroi këtë vend. E gjithë rinia jonë do të ikë nga këtu. Jo Gjirokastër, jo Shkodër, jo Elbasan, jo Durrës, Jo Tiranë. Mbaje fëmijën aty. Le ta çojmë në këmbë teatrin ta ruajmë pasi bëri histori për 70 vite.

 

437 vjeçe është salla e teatrit të Shekspirit, siç ka qenë para atyre viteve sepse e mbajnë në këmbë. E kam parë, ashtu është edhe sot. Edhe teatri në Vjenë ku ka luajtur i madhi Aleksandër Moisiu, e mbajnë në këmbë, i rikonstruktojnë.

 

Pse s’u mbaka në këmbë një sallë që ka gjithë gjakun e njerëzve që kanë punuar aty, mafia moniste do të përfitojë pistë. Çohu popull në këmbë se ta morën teatrin, ta thyen kulturën. Ju do Zefi fort kam punu me shpirt. Aleanca për Teatrin të mbështetet, populli të vendosi demokracinë.

 

Me Monizmin pluralist duam të shkojmë në Europë, por s’shkojmë dot. A jemi gjallë, a jemi në këmbë, apo të shkojmë të pimë nga një gotë raki e të themi hajt mo ça më duhet kjo punë. Le të ndërtojmë jetën e fëmijë tanë. Artistët janë fryma, shpirti jeta e një populli, rroftë arti”, u shpreh aktori.

Burimi: Abc News

” O kür..”/ Familjarët e Kiarës reagojnë pas ofendimeve për të: Na vjen keq, por për këtë duhet të…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër...

Horoskopi ditor, e diela e 26 mars 2023 ka rezervuar per ju…

Dashi   Sot Hëna dhe Marsi do iu japin shumë alternativa që ju t’ia dilni mbanë kudo. Do jeni shumë të frymëzuar dhe të bindur në...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Çfarë nënkuptojnë pikat e bardha në thonj: Sëmundjet dhe…

Ja cilat janë barnat që mund ta shkaktojnë problemin   Njollat...

E habitshme…/ Enkel Demi e thotë troç: Po më çajnë k…

Gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Enkel Demi, i ftuar...

Ilir Shaqiri flet për Luiz Ejllin: Ka qetësinë time dhe batutat e Donaldit dhe duhet ta f…

Ilir Shaqiri ishte i ftuar në emisionin “Më lër...