Ish deputeti i Partisë Socialiste ndahet nga jeta, Pandeli Majko bën reagimin prekës

854

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherazi ministër për Diasporën Pandeli Majko ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish kolegut të tij socialist Niko Faber.

Majko shkruan se ai ishte një burrë me një inteligjencë fisnike të cilit heshtja dhe fjala i peshonin njësoj.

“Me hidhërim, mora lajmin se Niko Faber, ish-deputet i Partisë Socialiste, ka ndërruar jetë. Ai ishte një burrë i qetë me një inteligjencë fisnike. Ishte produkt i veçantë i Korçës të cilit heshtja dhe fjala i peshonin njëlloj. Të qoftë dheu i lehtë”, shkruan Majko.