Fundi i Ramazanit sjell dhuratën e shumëpritur për familjen Curri në Postribë të Shkodrës…

157

Ditën e shtunë, më 23 maj 2020, në prag të festës së Fitër Bajramit, familja Curri në fshatin Drisht të Postribës u gëzua me inaugurimin e shtëpisë së re.

Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një vizitë në shtëpinë e tyre, ku i uroi për banesën e re.

Myftiu falënderoi të gjithë vëllezërit e nderuar të zonës së Postribës, që megjithëse larg vendlindjes në emigracion, kanë kontribuuar nga hallalli i tyre për të ndihmuar këtë familje në nevojë.

Myftiu tha se shembulli i vëllezërve të Postribës është modeli i të rinjve që i duhen vendit, që punojnë, sakrifikojnë dhe ndihmojnë ata që kanë nevojë.

Myftiu falënderoi edhe angazhimin e koordinatorit të këtij projekti bamirës, z. Zamir Milani, sikurse tha se Myftinia Shkodër do ta përkrahë në vazhdimësi këtë familje dhe fëmijët e saj.

/Postuar në faqen zyrtare tëMyftinisë Shkodër në Facebook/