E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare ish-kryetari i bashkisë shqiptare

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Rrëshenit Preng Toma.

 

Lajmin e bën me dije gazetari Gjergj Marku i cili shkruan se Toma është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare pas një sëmundje të rëndë për të cilën kurohej në Itali.

 

Me profesion si mësues fizkulture, Preng Toma, është ndër kontributorët më në zë për sportin jo vetëm në krahinen e tij ku ka lindur, Perlat, por dhe për gjithë sportin mirditas.

 

Për disa vite në mënyrë të sukseseshme ka drejtuar si trajner ekipin legjendë të volejbollit të Mirditës. Ndërkohë në fushën e administrimit, është nga drejtuesit më të suksesshëm si kryetar komune në Kthellë dhe më pas ish kryetar i bashkisë në Rrëshen.

 

Gjithashtu ai ka qenë në instancat drejtuese të Partisë Demokratike, duke mbetur fort i shenjuar ndër faktorët intelektualë determinatë për shume vite në Partinë Demokratike të Mirditës.

 

Nderkohe që krijoi një familje model për Kthellën, Rreshenin e Mirditën duke gëzuar respektin e mbarë mirditorëve.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...