REPLIKAT/ Gjekmarkaj-Ramës: Ishalla t’i hap Zoti sytë, se do kesh fund diktatori. Rama tallet: Po ‘padër’

Kryeministri Edi Rama është përplasur me analistin Agron Gjekmarkaj. I ftuar në emisionin “Real Story”, Gjekmarkaj i tha kreut të qeverisë se do të kishte një fund të ngjashëm me atë të diktatorëve.

Ndërsa Rama i është përgjigjur me ironi duke përmendur disa vargje fetare dhe duke e quajtur me ironi ‘padër’. Edi Rama: Ata janë të prekur aq shume nga ‘Ramavirusi’… Alfred Lela: Mua më preku rreth orës 8.

Edi Rama: Më lër të mbaroj. Një vi ktimë e dhunës, nuk sillet kështu. Alfred Lela: Pse duhet të silleni si i krishterë ndërkohë që jeni xhahili? Ku i gjeni këto standarte. Edi Rama: Keni parë ndonjë xhahil që të mos e lënë të flasin? Sokol do vësh rregull këtu? Nuk po mbaroj dot një fjali. Unë janë në krye të Shqipërisë sepse ju që jeni kundër meje e kujtoni popullin shqiptar budalla. Ju mendoni që ata i hanë broçulla se ajo është terror. Prandaj humbni ju dhe prandaj do të humbni prapë. Terrori është në mendjen tuaj. Policia nuk është leckë. Merrni fjalën pa radhë. Jeni shumë rëndë, jo nga dhuna por nga dështimi i turpshëm i gjithë atij skenari.

Agron Gjekmarkaj: Nëse nuk reflektoni do keni fund diktatorësh. Shqipëria së ka parë kurrë këtë diktaturë. Edi Rama: Më the janë 1000 policë. Padre sapo e zutë në gojë Jesu Krishtin më lër të mbaroj Agron Gjekmarkaj: Ishalla t’i çel sytë për të mirën tuaj dhe tonën. Edi Rama: Ajo nuk është dhunë por detyra e Policisë së Shtetit…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...