Paralajmërimi i fortë i ish-deputetit të PD-së: Ju tregoj se çfarë pritet të ndodhë me Ramën

Për shkak të kontrolleve të policisë, ditën e sotme janë krijuar radhë të gjata të makinave në autostradën Tiranë-Elbasan. Lidhur më këtë situatë ka reaguar ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi. Boçi thotë se policia ka bllokuar përsëri rrethrrotullimi i Bradasheshit, Elbasan në drejtim të Tiranës.

Sipas ish-deputetit, ky bllokim është bërë me urdhër nga qeveria pasi i trembet protestës që do të zhvillohet sot në orën 16:30.

Ai shprehet se fati i Ramës është vulosur.

“TMERRI I REGJIMIT

Për të parë tmerrin që ka pushtuar regjimin e Ramës nga reagimi qytetar, nuk mjaftojnë vetëm pamjet e vrerosura të kalorësit të çmendur të apokalipsit historik e kulturor. Ai lexohet mirë me dhunën dhe arrogancën e policisë së partisë. Grahmat e fundit kanë hyrë në fazën e numërimit mbrapsht.

Me urdhër të grahmave të tij dhe sot, megjithëse është dita e hapjes së madhe, është bllokuar përsëri rrethrrotullimi i Bradasheshit, Elbasan në drejtim të Tiranës.

Regjimi kërkon oksigjen nëpërmjet terrorit dhe marrjes së asaj pak lirie të njerëzve, pasi i ka grabitur çdo gjë tjetër.

Por përballja s’ka për të vonuar dhe vdekja që Rama kërkon të mbjellë, do ta marrë me vete në fatin e tij politik, të volusor tashmë në rrënojat e kazmës së tij ndaj historisë e demokracisë”, – shkruan Boçi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...