“Erdhët ju dhe thatë tokë e xanun”/ Plas keq sherri në emision live

170

Sonte në Open në Top Channel po flitet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po vazhdojnë më pas. Një tjetër përplasje u zhvillua, kësaj radhe mes Neritan Sejaminit dhe aktorit Artan Imami.

Debati nisi kur Imami i tha Sejaminit që PD-ja erdhi në teatër duke thënë tokë e xanun.

Pjesë nga debati:

Imami: Ty të ka ardhur në majë të hundës me Ramën, ndërsa mua më ka ardhur në majë të hundës me të gjithë.

Sejamini: Shembja e Teatrit Kombëtar është krim. Rama bëri kr im.

Imami: Erdhi PD të teatri dhe tha ‘tokë e xanun’

Sejamini: Ky është provincializëm. Tokë e xanun është shprehje provinciale.

Imami: Kështu erdhët dhe thatë. Tokë e xanun thotë.

Sejamini: Më thuaj një kritikë ndaj Edi Ramës. Pse kritikon vetëm këto të tjerët.

Marrë nga Hapur.al