NDODH NË SHKODËR – Parakaloi drejtorin e Policisë, i bllokohet patenta dhe makina qytetarit (video)

913

“Stop” është ndalur në Shkodër për problemin e qytetarit Oltion Shpendi, i cili ka shtetësi franceze dhe ka ardhur në Shqipëri pasi ka gruan shtàtzënë dhe ka mbetur nga pandemia.

Ai tregon, se i është bllokuar patenta dhe makina dhe ka qëndruar i ndaluar për 7 orë, pasi i ra borisë dhe parakaloi një automjet tip Range Rover, që kishte bllokuar rrugën dhe që rezultoi të ishte e drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër, Niko Brahimaj.

Ky i fundit, pas këtij gjesti urdhëroi patrullën e policisë, që të ndalonte dhe arrèstonte Oltionin vetëm 300 metra nga vendi, kur ai i kishte rënë borisë, edhe pse nuk kishte bërë asnjë shkelje.

Përmes një filmimi, që Oltioni ka bërë në momentin e ndalimit, efektivët e policisë konfirmojnë, se ka dhënë urdhër shefi i madh dhe nuk ka asnjë arsye tjetër për këtë ndalim. Madje polici e këshillon, që t’i kërkojë falje shefit, që të mos ketë probleme.