Fevziu: A ishte veprim prej skuthësh? Veliaj: Edhe 100 herë të tjera do e kisha shembur Teatrin

Pasi u përpoq dëshpërimisht me paturpësinë më të madhe të shfajësonte veten nga shembja e godinës së Teatrit duke ia kaluar përgjegjësinë Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj është shfaqur sërish mbrëmjen e sotme.

Kësaj here ai ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, ku sërish ndoqi të njëjtën linjë të paturpshmërisë, teksa tha se do ta merrte edhe 100 të tjera vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, duke mos u penduar aspak për këtë veprim.

Ndër të tjera, ai tha:

Edhe 100 herë të tjera do ta merrja këtë vendim. Nuk janë të gjitha vendimet e drejta popullore, por ja shikoni kullën Eifel…
Moderatori i emisionit e pyeti nëse shembja gjatë natës e Teatrit ishte “një veprim prej skuthësh”, ndërsa Veliaj u përpoq të justifikohej duke thënë se nuk donte të kishte konfrontime, ndonëse në të vërtetë përplasjet nuk u evituan gjatë operacionit të pabesë.

Madje, Veliaj, ose i ashtuquajturi “instrumenti më efikas politik i Ramës”, për të mos përdorur fjalë të tjera, deklaroi se ka një mandat për ta bërë këtë veprim, ndërsa shtoi se e ka premtuar në fushatë teatrin e ri.

Mirëpo, Veliaj u zgjodh kryebashkiak në zgjedhje njëpartiake të 30 qershorit, pasi opozita nuk mori pjesë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...