Në pritje të ëmbël, Arbana Osmani tregon barkun e rrumbullakosur

223

Arbana Osmani po kalon periudhën më të ëmbël të jetës së saj pasi është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Aludimet se moderatorja ishte shtatzënë u ngritën muaj më parë nga ndjekësit e saj të cilët kishin vënë re se barku ishte më i rrumbullakosur se herët e tjera. Mirëpo lajmin e bukur duket se Arbana zgjodhi ta zbulonte në ditën e lindjes së saj dhe partnerit të saj, Eduartit.

Kaq duhej që Arbana ta linte veten e lirë dhe të postojë tashmë në Instagram foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Ditën e sotme moderatorja xhiroi një reklamë për një produkt e për këtë gjë duhej të vishte diçka të shkurtër që si pasojë do ti tregojë dhe barkun.

“E dua punën time, sidomos nëse përfshin ushqim” shkruan Arbana përkrah fotos që ka postuar në ballkonin e shtëpisë së saj.