Budina tregon aktorët që ndodheshin brenda në Teatër kur fadroma nisi shembjen: Nën rrënoja varrosën dhe…

Edmond Budina është shprehur se në momentin që fadroma nguli dhëmbët për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar, brenda tij kishte ende njerëz.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Budina tha se brenda Teatrit ndodheshin ende aktorët Neritan Liçaj, Robert Budina, Mirela Karabina dhe Juli Emiri.

Ai shtoi më tej se pavarësisht se prezencës së aktorëve brenda godinës, fadroma vijoi të bënte shembjen, duke mos pyetur që atyre po u rrezikohej jeta.

“Është e tmerrshme. Më falni se jam pak kshu sot (i ngjiret zëri), por në momentin që ka nisur shembjen fadroma, brenda ndodheshin ende njerëz. Aty ishte Neritan Liçaj, ai ndodhej aty bashkë me Robert Budinën, Mirela Karabinën dhe Juli Emirin. Por kjo s’i ndaloi. Vijuan shembjen dhe u rrezikuan jetën. Ata kanë varrosur edhe garderobën nën rrënoja, nuk kanë nxjerrë asgjë sepse nuk kishin kohë. Donin të zhduknin çdo gjë sa më shpejt,”– tha Budina ndër të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...