Kryemadhi e rraskapitur me 48 orë pa gjumë, diskuton me poetin Agim Doçi: Do vijë Luli, do vijë, gabimin që bëmë dje ta rregullojmë sot

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi vijon të qëndrojë e ulur në shesh, mes protestuesve përballë me Galerinë e Arteve.

Ajo tha se prej 48 orësh është pa gjumë, e megjithatë do të vazhdojë të qëndrojë në protestë.

Gjatë një bashkëbisedimi me poetin Agim Doçi, Kryemadhi pranoi edhe gabimin që bëri ditën e djeshme, duke u larguar nga ambientet e Teatrit Kombëtar që u shemb pak çaste më pas.

Kryemadhi: Unë këtu do të qëndroj, nuk lëviz më nga ky vend, as nuk çohem e nuk bëj asgjë tjetër deri sa të kem fuqi.

Agim Doçi: Krahina e të parëve të mi, Mirdita ka një mallkim më makabër, për ata që s’do me i pa thotë “të vdektë fjala”. Pra atyre që u ka vdekur fjala, politikuajve, nuk kanë bythë me ardh me ndenj me mua, Monikën dhe zonjat e tjera.

Kryemadhi: Do vi Luli këtu, nuk do iki, këtu ishte, po punon po sensibilizon, unë do qëndroj këtu, gabimin që bëmë dje, të paktën ta rregullojmë sot e në vazhdim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...