HYRJELAJMEAKTUALITETAgim Doçi krahason Kryemadhin me Shote Galicën

Agim Doçi krahason Kryemadhin me Shote Galicën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergrim, Monika Kryemadhi, prej disa orësh ndodhet pranë protestuese e ka thënë se do të vijojë të ndërojë aty. Kryemadhi u shpreh se prej 48 orësh është pa gjumë, po u shpreh se nuk do të lë vetëm qytetarë. Gjatë një bashkëbisedimi me poetin Agim Doçi, Kryemadhi pranoi edhe gabimin që bëri ditën e djeshme, duke u larguar nga ambientet e Teatrit Kombëtar dhe nuk qëndruan gjatë gjithë natës.

Kryemadhi: Kështu që unë këtu do qëndroj, nuk do lëviz më nga ky vend, as nuk çohem dhe nuk do bëj asgjë tjetër, derisa të kem fuqi. Agim Doçi: Unë me Monikën nuk kam ndërmend të krahasohemi, sepse ne gegët kur ulemi në shesh, në mejdan me zonjat kujtojmë Tringe Smajlin, Norën e Kelmendit, Shote Galicën. Nëse unë si poet kam të drejtë ti them kjo është Shota, kjo duhet të ketë Azem.

Nuk e di a do bëhet Azem ai aleati tjetër, Lulzimi, nuk e ka të lehtë ai të bëhet Azem. Që të bëhesh Azem duhet të mos të ketë kapur mallkimi i Mirditës.

Monika Kryemadhi: Do vijnë Gimi do vijnë. Luli do vijë, është mbledhur me grupin e punës, por do vijë. Luli do koordinojë do sensibuilizojë të gjithë njerëzit. Gabimin që bëmë dje ta rregullojmë sot dhe në vazhdim. Agim Doçi: Monika, aleanca juaj mbaje mend prej meje, e ka humbur me autogola. Autogolat … dhe unë erdha në mëngjes dhe pashë një sjellje të protestuesve model. Nuk i ranë policisë si në 21 janar në hu dhe dru. Por bërtisnin turp dhe poshtë diktatura. Siguroni aleanca që e mbështesin Shqipërinë.

TE TJERA

spot_img