Ja kush është i riu që u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë tek Trauma e Tiranës…?!

Policia thotë se plágosja e të riut në Laç pasditen e sotme ndodhi pas një konflikti të çastit. I plágosur me ármë zjarri në këmbë ka mbetur shtetasi Zef Marku, rreth 27 vjeç, banues në Lezhë. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore spitalin e Traumës. Autori i identifikuar I.Xh, është në kërkim.

Kurbin /Informacion paraprak

Sot ,rreth 17:45 ,në qytet Laç, si pasoje e një konflikti të çastit është plágosur me ármë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore spitalin e Traumës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit e dyshuar të ngjarjes , konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...