Do të bëhet baba, Ezeli flet për herë të parë për bebin që do vijë në jetë

168

Disa ditë më parë u bë e ditur se aktori shumë i dashur për publikun shqiptar, Kenan Imirzalioglu, i njohur nga të gjithë si Ezeli, do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Partnerja e tij, Sinem Kobal është në pritje të ëmbël pas katër vitesh martesë.

Lajmin e bënë të ditur të afërmit e tyre dhe në media flitet se çifti do të bëhet me vajzë, megjithatë gjinia nuk është konfirmuar ende. Së fundmi Ezeli, i cili është shumë i lumtur që më në fund do të bëhet baba, ka folur për herë të parë për foshnjën që pritet të vijë në jetë.

Ai është shprehur se nuk do të jetë një baba xheloz dhe nëse bebi do thotë fjalën “Mama” për herë të parë. “Pasi të lind fëmija, nëse thërret “Mama, mama”, unë sinqerisht nuk do të jem një baba xheloz. Nuk mendoj se ai do të thotë “Baba”, ka treguar Ezeli.