Moderatori shqiptar zbulon momentin e vështirë të karrierës: Më pushuan nga puna për pantallonat!

Moderatori i njohur Bledi Strakosha ka zbuluar momentin kur u pushua nga puna për një koment në rrjete sociale dhe e konsideron si momentin më të vështirë në karrierë. Në një intervistë për emisionin “Glamour Zone”, u shpreh se arsyet e pushimit nga puna duhet të jenë gjithnjë profesionale.

 

“Moment më i vështirë ka qenë ai me Agon Channel sepse ka qenë moment i padrejtë, ku është tipike në Shqipëri që të krijohen opinione, ‘Bledi i ka sytë jeshilë dhe nuk më pëlqejnë’. Ndërtohen disa opinione bazë që njerëzit të gjykojnë. Krijohen keqkuptime që manipulohen nga njerëz pjesë e stafit për të arritur qëllimet e tyre”, tha Strakosha.

 

Pushimi nga puna u bë për shkak të një komenti në lidhje me një palë pantallona që duhet t’i vishte në emision, por një koleg i tij i kishte veshur më herët, duke i bërë ato të papërdorshme. Ndonëse kontrata nuk përfshinte penalizime për këto raste, u pushua nga puna. “Është absurde që një media përgjon çfarë bëj unë në profilin tim në Facebook”, u shpreh ai.faxweb

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...