Lajm i mirë nga Gjermania për të gjithë Shqiptarët që duan viza pune

Shumë qytetarë të Shqipërisë dhe Kosovës kanë zgjedhur ndër vite që të udhëtojnë drejtë vendeve të huaja, për një punë më të mirë.

 

Padyshim se nga viti në vit, Gjermani është një prej vendeve më të frekuentuara nga të rinjtë për të gjetur ndonjë punë, qoftë ajo sezonale apo edhe më e gjatë.Duhej të përgatiteshin për një kohë të gjatë që të kompletojnë dokumentacionet e nevojshme për të aplikuar për vizë-pune.

 

Por Gjermania nga data 1 mars ka vendosur që të lehtësojë këto procedura, në mënyrë që një vizë pune të arrihet të merret më shpejt.

 

Që nga kjo datë në Gjermani hynë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtorë të kualifikuar. Ligji i ri zgjeron mundësinë tashmë ekzistuese për punëmarrësit e kualifikuar nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, si Kosova, Shqipëria e vende të tjera, por që kërkojnë të fillojnë një marrëdhënie punësimi në Gjermani.

 

Jan Freigang dhe Feride Ozdemir kanë realizuar së fundi një video në të cilën flasin për përpunimin e vizave profesionale.

 

Freigang tha se i pëlqen të shkojë drejtë Zyrës për Punë të Jashtme çdo të hënë, por që sot është edhe më e veçantë.

 

“Sot po kalojmë në hapësirën tonë të re, të një zyre tjetër me një ekip të ri për të filluar një detyrë të re dhe të mrekullueshme. Gjermani është vend që ka nevojë për punëtorë të aftë. Qoftë në kujdes shëndetësorë, në zanate, apo në industrinë e IT’së. Për këtë po bëhet edhe Ligji rreth Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar, i cili do të hyjë në fuqi më 1 mars të vitit të ardhshëm. Ne duam të sigurojmë bashkë me ekipin tonë të ri profesionistë se mund të marrin një vizë për hyrje në Gjermani”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...