2-vjeçarin e përplasi makina për vdekje, kush është prokurori që e pushoi çështjen dy herë

Një ngjarje ende e pazbardhur e ndodhur në qytetin e Fierit në vitin 2012, ku një fëmijë 2-vjeçar u aksi dentua për vde kje nga një automjet tip furgon pranë banesës së tij, është kthyer sërish në vëmendje.

 

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një mesazh ku denoncon një ska ndal që tregon se si një prokuror pushoi çështjen me arsyetimin se vepra penale nuk ekziston. Bëhet fjalë për prokurin Çlirim Sino, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Fier, ndaj të cilit janë ngritur akuza të rënda. Në denoncimin e mbërritur në JOQ Albanai, qytetari thotë se pasi Sino e pushoi çështjen, prindërit e dy vjeçarit që humbi je tën, Luftar dhe Pranvera Buzi, e ankimuan vendimin në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila pas shqyrtimit vendosi shfuqizimin e vendimit dhe rikthimin e çështjes përsëri për rihetim në Prokurorinë e Fierit.

 

Ndërkohë që autori i aks identit u la i lirë nga gjykata disa ditë më pas. Dhe ajo që është akoma më skan daloze është se prokurori Sino sërish vendosi pushimin e procedimit penal ndaj autorit të aks identit, duke bërë fajtore mamanë e të ndjerit, e cila sipas qytetarit nuk ndodhej në vendngjarje në momentin e aksi dentit. Të zhgënjyer nga drejtësia, prindërit e 2-vjeçarit të ndjerë vendosën të ankoheshin për prokurorin në fjalë duke iu drejtuar të gjithë drejtuesve më të lartë të Shtetit, si kryeministrit Edi Rama, presidentit Meta dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Ata nuk po kërkojnë asgjë tjetër përveçse drejtësisë për djalin e tyre që sot do ishte 10-vjeç nëse ai aksi dent nuk do i kishte marrë jetën.

 

Luftar dhe Pranvera Buzi kanë kallëzuar penalisht prokurorin Çlirim Sino, ndërsa çështja ndaj tij po hetohet nga Prokuroria e Lushnjës. Sipas denoncuesit, edhe Prokuroria e Lushnjës tentoi ta pushonte çështjen në fillim duke e nxjerrë pa faj kolegun e tyre, por gjykata nuk ishte dakord për një gjë të tillë dhe vendosi për rihetimin e çështjes. Mirëpo, nuk mbaron me kaq! Qytetetari tregon se Prokuroria e Lushnjës tentoi sërish të pushonte çështjen në fundin e muajit të kaluar, por gjykata ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar.

 

Ai thekson se:
Luftar dhe Pranvera Buzi, kërkojnë që të vendoset drejtësia për fëmijën e tyre, dhe janë në pritje, por edhe të shgënjyer dhe lodhur nga drejtësia që po vonon

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...