Ja cilët janë vëllezërit 42 dhe 43 vjeç që iu bllokua pasuri me vlerë mbi 3.7 milion euro…

Janë zbuluar emrat e dy vëllezërve nga Tirana, që iu sêkuêstrua pasuria miliona euro e vënë nga aktiviteti krîmînal. Raportohet se është sêkuêstruar pasuria 3.7 milionë euro e vëllezërve Shkëlzen Hoxha dhe Edmond Hoxha.

Policia iu ka sêkuêstruar vëllezërve të dënuar në Belgjikë për vepra të rënda krîmînale 4 apartamente në Tiranë, 2 apartamente në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë; 1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi në Tiranë; 4 automjete BMW X5 dhe llogari bankare në euro, usd dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari në tri banka të nivelit të dytë.

Njoftimi i Policise Tiranë:

Finalizohet ôpêracioni policor “Investimi”, për identifikimin, gjurmimin dhe sêkuêstrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria krîmînale.

Vendosen sêkuêstro preventive ndaj pasurive të dy vëllezërve, të dy me rekorde të theksuara krîmînale, pasuri që kapin vlerën e tregut rreth 3.700.000 euro.

Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Krîmînale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të ôperaciônit policor “Investimi”, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve krîmînale që rrjedhin nga veprimtaria krîmînale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të procedimit penal të vitit 2019, pas provave të grumbulluara gjatë një hetimi njëvjeçar, u bë êkzêkutimi i vendimit për vendosjen e sêkuêstros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve:

Sh. H. 43 vjeç dhe E. H., 42 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër).

Shtetasi Sh. H. ka rekorde krîmînale në shtetin e Belgjikës, ku ka kryer një vrâsje para disa vitesh. Në vitin 2009 të dy vëllezërit Sh. H e E. H. dhe 4 shtetas të tjerë janë arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale në Gent, Belgjikë, si pjesëtarë të një grupi krîmînal, për veprat penale “Trafikimi i grave për prôstîtucion” dhe “Substancat nârkotîke”.

Shtetasi E. H. ka rekorde krîmînale në shtetin e Belgjikës, ku ka qenë i përfshirë në hetime nga Prokuroria e Gentit/Belgjikë në dosjen “GIRANA” të vitit 2008, për veprat penale “Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prôstîtucion” dhe “Pjesëmarrje në organizatë krîmînale”.

Në këtë dosje shtetasi E. H. ka qenë i dyshuari kryesor dhe është arrestuar në Belgjikë, në datën 02.02.2009. Gjithashtu rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009, ka qenë i burgosur në Belgjikë, për veprën penale “Trafikim dhe shfrytëzim i prôstîtucionit”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialeve të dërguara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Krîmînale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bëri regjistrimin e procedimit penal në vitin 2019, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë krîmînale”.

Pas një pune të mirorganizuar të strukturave të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë të udhëhequra dhe të koordinuara me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe plan-operacionit “Investimi” u bë e mundur që të sêkuêstrohen asete dhe llogari bankare në shumën 3.700.000 euro, konkretisht:

Sekuestrimi – 4 apartamente në Tiranë, 2 apartamente në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë;

1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi në Tiranë;

4 automjete BMW X5 dhe llogari bankare në euro, usd dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari në tri banka të nivelit të dytë;

Në funksion të planit opêraciônal “Investimi”, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë po punohet për të identifikuar/zbuluar asete (prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti krîmînal i këtyre shtetasve dhe familjarëve të tyre, të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo bashkëpunëtorëve në këtë aktivitet krîmînal.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...