Demokrati shuplakë Bashës! Ia numëron të gjitha një nga një të “bëmat”

190

Në një postim në rrjetin social, ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, për mënyrën e qeverisjes.

Kulluri shkruan se në fakt Basha nuk po bën opozitë, por po luan rolin e keshilltarit dhe administrates se pushtetit.

“Keshtu sillet PD sot! Mban vetem qendrime kundershtuese ndaj qeverise, ose e shumta korrektuese duke u sjelle si administrate por jo si opzite politike. Per me teper dhjetera tryezat e rrumbullaketa nga te cilat publiku nuk mban mend asgje, kane qene produkt i kesaj “rutine burokratike”!”, shkruan ndër të tjera Kulluri.

Shkrimi i Kullurit:

“Burokrati per nga natyra e tij dhe organizates, pra burokracise ka dy cilesi: e para, nuk merr iniciative por shnderron ne akt administrativ vullnetin e drejtimit politik i cili eshte votuar nga qytetaret per te qeverisur!

E dyta, sillet ne menyre rezistuese dhe kundershtuese ndaj drejtimit politik per te mos marre rreziqe persiper! Per burokratin ka rendesi te ruaje ligjshmerine e punes se tij pa dashur te marre persiper rrezikun e reformave. Kjo lidhet me natyren e burokratit per te ruajtur “vendin e punes” nga ndryshimet e qeverive!

Keshtu sillet PD sot! Mban vetem qendrime kundershtuese ndaj qeverise, ose e shumta korrektuese duke u sjelle si administrate por jo si opzite politike. Per me teper dhjetera tryezat e rrumbullaketa nga te cilat publiku nuk mban mend asgje, kane qene produkt i kesaj “rutine burokratike”!

Eshte aq e vertete kjo saqe 80% e drejtuesve te PD megjithese privatisht nuk miratojne sjelljen deshtake te Bashes, ne publik e mbrojne per shkak se duan “te ruajne vendin e punes” ne opozite! Por harrojne se opozitarizmi eshte sfide dhe mision dhe jo detyre administrative! Me pak fjale kane shkaterruar dinamiken politike duke luajtur rolin “e keshilltarit dhe administrates se pushtetit”!

Dominon te qenit “korrekt ndaj kryetarit” e lene qeverine te beje c’te doje! Rasti i epidemise i dha shansin e rradhes PD qe te nxiste hapjen e ekonomise si gjithe e djathta ne bote, ne pushtet apo opozite! Por JO! Refreni ka qene “shtoni testet”, “rrisni pagesen e papunesise” e marrezira te tjera si keto, duke qene perseri nje hap prapa qeverisjes me shtrenguese ne bote!

E njejta gje me reformen territoriale, reformen ne drejtesi, ligjin per arsimin e larte, ligjin e pronave e raste pa fund ku nuk u shkua ne Gjykate Kushtetuese, apo ne perballje me zgjedhesit!

Fshihen, shmangin, bejne sikur nuk kuptojne, sikur harrojne vetem e vetem per te mos prishur rehatin e Rames ne qeveri e Bashes ne parti!

Por me komike jane thirrjet “Basha kryemistri i ardhshem” a thua se Kryeministri emerohet nga keta e nuk zgjidhet ne shumice nga qytetaret me vote! Dhe natyrisht qe shqiptaret jane “nje hap para” pasi duan lider opozite e jo “drejtor te pergjithshem te PD”!

Kush kundershton shpallet “armik”, “tradhetar”, “i shitur”! Sepse burokratet nuk mendojne por vetem zbatojne urdhera! Ky nuk eshte vetem mentalitet autokratik por “burokratik”!

Ndaj ne zgjedhjet e ardhshme qytetaret perballe “rilindjes” nuk do votojne “burokratet e opozites” por politikane qe perballen me shumicen dhe do kene nje qasje qeverise te djathte dhe te qarte. Qe nuk le betejat ne mes, qe besojne ne nje ekonomi prodhuese kombetare, nje Shqiperi te prones, punes, merites, ambicies e vlerave te tjera te kapitalizmit dhe demokracise.

Burokratet duan “nje vend pune per vete”, shqiptaret prosperitet, mireqenie, mundesi, per vete e jo per burokratet e opozites!” – shkruan Kulluri.