Sa do të zgjasin shirat? Meteorologia tregon si parashikohet të jetë moti në Shqipëri dhe zbulon ditën kur koha do të marrë kthesën e madhe

Ndërkohë që të gjithë po presim ardhjen e ditëve me diell, kete te marte që në orët e para të mëngjesit vranësirat pushtuan gjithë vendin. Mirëpo pavarësisht se e mërkura ka per te nisur e vrenjtur, e enjtja dhe fundjava premtojnë mot me diell dhe temperatura të larta.

Në një lidhje live për Report Tv, meteorologia, Adiola Bami tha se temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë Celsius dhe këto luhatje të motit, njëherë me diell dhe njëherë me shi, ajo i quan normale, pasi stina e pranverës nuk ka ikur akoma.

“Ardhja e një sistemi vranësirash në sistemin shqiptar, fillimisht në veri dhe gradualisht përfshirjen e të gjithë territorit do të sjellë gjatë mesditës dhe pasdites reshje të pakta, të izoluara në territor. Ndërsa, mbrëmja do na rikthejë kthjellimet dhe të enjten do të sjellë mot të kthjellët dhe me diell.

Për sa i përket temperaturave të ajrit sot kanë mbetur në vlerat 4-5 gradë Celsius dhe maksimumi sot do të ngjiten në 23-24 gradë Celsius. Nga dita e enjte dhe gjatë fundjavës me vlera 28 gradë celsius në ultësirën perëndimore.

Kështu që fundjava përveçse me shumë diell do të sjellë edhe rritje temperaturash. Kjo situatë është normale, pra reshjet, pasi jemi ende në stinën e pranverës”, tha meteorologia, Adiola Bami.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut live në “Kënga Magjike”, djali i tij një prej konkurrentëve

Premtimi se “Kënga Magjike” do të sillte surpriza në ekranin e Tv Klan në finalen e madhe, shkoi përtej pritshmërive. Teksa Ardit Gjebrea njoftoi...

(Video) ”Nusja iku nga dasma”/ Shqiptari tregon historinë: I çuan dasmorët në spital

“Siç e do zakoni behën dasmat në vendin tonë” është një falje popullore e cila e përkufizon ahengjet familjare.   Ndërsa një ngjarje e pazakontë ka...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME