Nazarko paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare, zbulon prapaskenat e forta

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë hyrë në një luftë të ftohtë me njëra-tjetrën. Analisti politik Mentor Nazarko deklaroi se duket se LSI po përpiqet që në këtë periudhë të shkojë me më të fortin. Sipas tij duhet një lëvizje e re.

“Loja që po bën presidenti duket sikur po bën politikën e LSI. LSI duket se do të shkojë më të fuqishmit. Unë dyshoj se LSI mund të shkojë me PS, pasi Partia Socialiste është më e fuqishme aktualisht. Zonja Kryemadhi duket më e relaksuar. Unë mendoj se presidenti Meta komunikon me LSI. Ajo që ndodh në fund të fundit është e lidhur me pushtetin.

Presidenti Meta duke qenë në atë post, po kërkon pushtet edhe në maxhorancë. Meta e përdor edhe për imazhin e tij, për pushtet më shumë të presidencës. Madje, PD po frikësohet nga “flirti” mes LSI-së dhe presidencës. Unë mendoj se vendi ka nevojë për një parti të re.

Dolën figura të reja në pah si pedagogë, studentë. Nuk e kam fjalën për një pol të tretë, por për forcë të re. Ky sistem me ata që quhen oligarkë ka marrë goditje me pandeminë”, tha Nazarko për News24.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...