“Me rrogën time mund të shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut…”, Blendi zgjedh mënyrën e veçantë për t’iu përgjigjur Mira Kazhanit (REPLIKAT)

236

Një she rr virtual ka nisur mes dy gazetarëve, Blendi Fevziu dhe Mira Kazhanit, pas deklaratës së moderatorit se ‘ është e papranueshme që gazetarët të paguhen nga struktura të tjera dhe të punësohen në shtet’.

 

Në një reagim në story, Kazhani i është kthyer Fevziut duke vënë në pah pasurinë e gazetarit, sipas saj e fituar duke i shërbyer pushtetit.

 

“Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit. Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme”, u shpreh moderatori Fevziu pasditen e djeshme.

 

“Këto ditë pandemie me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët: Rroga ime si punë e dytë shteti dhe vila 5 milionë euro e Fevziut ku ai poston në Instagram luksin e tij. Me rrogën time mund të shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut gjithë jetën e tij në shërbim të pushtetit, politikanë e oligarkë, shqiptarët mund të shikojnë atë çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar.

 

Dhe të vjen nev eri kur për rrogën time bëhet gjyq nga Fevziu, kurse për miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi. Sa për mua, unë kam bërë vërtet një gabim, etik, për të cilin po mendohem mirë Blendi Fevziu”, shkruan gazetarja Mira Kazhani në një postim në Instastory, ku etiketon edhe kolegun Fevziu.

 

Ndërkohë, Blendi ka preferuar të reagojë vetëm duke shpërndarë postimin e gazetares në një story në Instagram.