Kishin ide ‘brilante’! Policia italiane “nuk i ha” picat e 6 shqiptarëve

Format e shpërndarjes së lëndëve na.rkotike tek “klientët” e bandave kr.iminale, kanë rezultuar nga më të ndryshme. Por një grup prej 6 shqiptarësh, duket se kishin krijuar një formë “interesante” për të dërguar lëndën na.rkotike tek “klientëve” të tyre direkt e në shtëpi, përmes shërbimit taksi, kamufluar pas shitjes së picave dhe birrave.

 

Policia e Torinos në Itali ka arritur të demaskojë shqiptarët të cilët vepronin kryesisht në zonën e Canavese.

 

Banda shqiptare komunikonte me blerësit e saj përmes telefonit apo rrjeteve të ndryshme sociale, por me kode të caktuara për të mos rënë në sy, ndërsa përdornin një restorant në qendër të Cirie, i menaxhuar nga njëri prej tyre.

 

Mediat italiane shkruajnë se për t’u shmangur kontrolleve të policisë, banda shqiptare nuk e mbante lëndën na.rkotike me vete, por e groposte në pyje, duke marrë vetëm sasinë që u duhej për të dorëzuar.

 

Të ardhurat mujore nga ak.tiviteti kriminal, përllogaritet se shkonin mbi 50 mijë euro. Pas kontrolleve të ushtruara, policia ka mundur të sekuestrojë në total 38 mijë euro kesh. Ndërkaq, identitetet e të arr.estuarve nuk janë bërë publike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...